Hoti ka një lutje për partitë opozitare, një ditë pas takimit Thaçi- Vuçiq – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Hoti ka një lutje për partitë opozitare, një ditë pas takimit Thaçi- Vuçiq

12:52 | 09 Nëntor 2018

Një ditë pas takimit të presidentit Hashim thaçi me atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti.

Ai ka kërkuar nga dy partitë në pushtet, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA, që ta mbështesin rezolutën e opozitës për ta ndalur presidentin Thaçi.

Sipas tij, Kuvendi është rruga e vetme për t’ia pamundësuar presidentit Thaçi diskutimin e territorit dhe pjesëmarrjen në dialog.

“Skena politike duhet te jete e unifikuar ne veprime, e jo vetëm ne deklarime, për ta ndalur Thaçin te hyje ne pazare për Kosovën. Opozita sot është e unifikuar në veprime. AAK dhe Nisma duhet të tregojnë vendosmëri për ta ndalur Thaçin përmes Kuvendit duke e mbështetur rezolutën e opozitës.

Ndryshe qytetaret do ta ndalin atë përmes shprehjes së refuzimit masiv, por atëherë AAK dhe Nisma do të bartin përgjegjësinë para qytetareve njësoj sikurse PDK. Askush nuk ka mandat te dialogojë për territorin e Kosovës, ndërkaq Thaçi nuk ka mandat as te zhvilloje dialog me Serbinë. Ai duhet te ndalet nga Kuvendi ose nga qytetaret”, ka shkruar Hoti.

Ndërsa për kryeministrin Ramush Haradinaj shefi i grupit parlamentar të LDK-së ka thënë se e ka sjellë Kosovën në pozitën më të keqe deri më tani.

“Një kryeministër i dobët politikisht, që merret vetëm me punë të brendshme për interesa të ngushta politike dhe me popullzim të dëmshëm për stabilitetin ekonomik dhe social te vendit, e ka sjellë Kosovën ne pozitën më të keqe ne marrëdhëniet me jashtë në dhjete vite si shtet i pavarur”, ka theksuar ai.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!