Hoti kërkon mobilizimin e opozitës: Të ndalim zbatimin e vendimit për rritjen e pagave të qeveritarëve – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
21 °C

Hoti kërkon mobilizimin e opozitës: Të ndalim zbatimin e vendimit për rritjen e pagave të qeveritarëve

12:04 | 14 Qershor 2018

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdulla Hoti, ka përmendur disa shkelje që kryeministri Haradinaj ka bërë me vendimin për rritjen e pagave për të dhe vartësit e tij.

Ai ka thënë se ky vendim shkel Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Ligjin për Buxhetin për 2018 dhe ligjin për konflikt të interesit.Ai në një postim në facebook ka kërkuar qasje tjetër nga opozita për të ndaluar këtë vendim.

“Në mbështetje të këtij legjislacioni, nuk ka dyshim se vendimi i Qeverisë shkelë Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Ligjin për Buxhetin për 2018 dhe ligjin për konflikt të interesit”.

“Nëse këto nuk mjaftojnë për të konstatuar se ky vendim është jo ligjor, atëherë sigurisht se duhet qasje tjetër opozitare për të ndaluar zbatimin e këtij vendimi”, ka shkruar Hoti.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!