Hoti pyet PAN-in pse po hehtin: Matematika qeverisëse nuk është mbledhje e zbritje – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Hoti pyet PAN-in pse po hehtin: Matematika qeverisëse nuk është mbledhje e zbritje

15:54 | 17 Korrik 2017

I mandatari për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-AL, Avdullah Hoti ka ironizuar me deklaratat e zyrtarëve të koalicionit PAN se i kanë numrat.

Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se numrat nuk janë mbledhje e zbritje, por është besim dhe dashuri për vendin.

Ai ka përsëritur se nuk do ta votojnë Haradinajn për kryeministër dhe nuk do të bëjnë asnjë pazar.

“Mbledhja konstituive e Kuvendit nuk po thirret. Ata që trumpetonin me ditë të tëra se e kanë në dorë konstituimin e institucioneve të dalura nga zgjedhjet e fundit janë heshtur. Pëshpëritjet e deritanishme se i kanë numrat më nuk i besojnë as militantët e tyre. Matematika qeverisëse nuk është një mbledhje e zbritje prej autodidakti. Ajo është besim, pikë së pari dhe dashuri për vendin. LDK mbetët e përkushtuar fuqishëm të dëshmoj si gjithmonë vokacionin e saj institucional e demokratik. Ne nuk blejmë as shesim votën e qytetarit tonë por e mbrojmë atë si gjënë më të shenjtë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!