Hoxhë Musliu reagon për ligjin mbi liritë fetare – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Hoxhë Musliu reagon për ligjin mbi liritë fetare

23:37 | 07 Dhjetor 2017

Hoxha Osman Musliu, duke e komentuar Ligjin për Fetë, ka theksuar se ligji aktual nuk i plotëson kërkesat e besimtarëve.

Në emisionin “Debat D Plus” të RTV Dukagjinit, ai ka thënë se ky ligj është fyes për besimtarët dhe bashkësitë fetare.

“Nuk e di pse nuk e kanë guximin bashkësitë fetare me e kundërshtu. Qëllimi është që myslimanët në Kosovë të ndahen në dy grupe. Tarikatet nuk konsiderohen si fe e veçantë, sepse edhe ata e kanë të njëjtin Kuran dhe të njëjtin profet”, ka shtuar Osmani.

Sipas tij, që nga rënia e Perandorisë Osmane, nëpër të gjitha periudhat Ligji për fenë është lënë anash.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!