Humb betejën me kancerin, shuhet gazetarja e njohur – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
10 °C

Humb betejën me kancerin, shuhet gazetarja e njohur

14:51 | 05 Shtator 2018

Në moshën 40 vjeçare është shuar gazetarja e njohur e BBC Rachel Bland. Ajo ishte e sëmurë me kancer, lajm të cilin e kishte bërë të ditur të martën me anë të një postimi në Instagram.

Infektuar nga një tumor në gji prej dy vjetësh, koshiente për fatin që e priste, ajo nisi të punojë për një libër dedikuar djalit të saj me titull ‘For Fred’ (Për Fredin). “Dua të më kujtojë”, kishte shpjeguar gruaja.

“Ishte një prezantuese e madhe, siç ishte një bijë e madhe dhe e dashur, motër, teze, mbesë, grua, dhe mbi të gjitha nënë për të çmuarin e saj të vogël Freddie”, ka deklaruar bashkëshorti i Bland.

“Jemi krenarë dhe mirënjohës për punën e mrekullueshme që Rachel ka bërë duke shkruar librin e saj, duke luftuar me paragjykimet rreth kancerit dhe duke provuar që mund të jetohet plotësisht edhe kur ke një sfidë kaq të vështirë për ta përballuar.”

Diagnoza e kancerit i ishte komunikuar në nëntor të 2016-s: Gjatë krishtlindjeve nisi kimioterapinë, ndërkohë që në korrik të 2017-s bëri mastektominë e parë.

Në maj të këtij viti kishte nisur një cikël kurimi në një klinikë të specializuar, por avancimi i kancerit kishte bërë të humbnin shpresat.

Më shumë se sëmundja, ajo që e trembte vërtet, siç e ka thënë vetë gazetarja disa herë, ishte mendimi ‘të linte Freddie-n e saj të vogël pa nënë.”

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!