Humb jetën nga gripi i derrave, një punëtorë i Spitalit të Gjilanit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Humb jetën nga gripi i derrave, një punëtorë i Spitalit të Gjilanit

11:14 | 11 Shkurt 2019

Një punëtor i Spitalit në Gjilan, ka humb jetën nga gripi i derrave.

Ramadan Jashari (1974) nga fshati Pogragjë e Gjilanit ka vdekur të dielën pasi nuk mundi ta mbijetojë sëmundjen e gripit të derrave.

Nysret Hajrullahu, drejtor i spitalit ka konfirmuar se me vdekjen e Ramadan Jasharit spitali i Gjilanit ka humbur një punëtor të madhe e të dalluar.

Ramadan Jashari një teknik medicinal shumë i zoti, i afërt, i dashur për kolektivin ka humbur betejën me sëmundjen e gripit të derrave këtë të diele, ku ishte i shtrirë një kohë në spitalin e Prishtinës.

Nysret Hajrullahu drejtor i spitalit të Gjilanit tha për rajonipress se Ramadan Jashari ishte i prekur nga gripi i derrave, kurse për ne është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme. “Do e kujtojmë gjatë sepse ka lënë mbresa të mira si në punë ashtu edhe në sjellje” tha Hajrullahu.

Ndryshe varrimi i Ramadan Jasharit bëhet të hënën me drekë kanë njoftuar familjarët e tij.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!