Humb jetët një person nga acari i madh

20:13 | 17 Dhjetor 2018

Acari përfshin Ballkanin, me ç’rast ka shkaktuar humbjen e jetës në Serbi.

I ftohti ka përfshirë disa vende të Ballkanit, ndërsa në Serbi ka shkaktuar humbjen e jetës së parë.
Televizioni shtetëror serb raportoi se trupi i pajetë i një 50-vjeçari është gjetur në borë të hënën në një fshat verior.

Në Bosnje, shkollat janë mbyllur në komunat Konjiq dhe Jabllanicë, ndërsa kamionët dhe automjetet e tjera të rënda janë ndaluar të qarkullojnë.

Dhjetëra shkolla janë mbyllur për dy ditë edhe në Rumani.

Autoritetet thanë se dy migrantë kanë pësuar ngrirje të rëndë, pasi kanë kaluar një ditë jashtë në një zonë të mbuluar me borë, gjatë përpjekjeve për të arritur në Kroaci.

Komento: