Humbë jetën një person në liqenin artificial të Mitrovicës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Humbë jetën një person në liqenin artificial të Mitrovicës

18:33 | 06 Gusht 2018

Një person me inicialet S.J rreth moshës 69 vjeç, ka humbur jetën sot rreth orës 14:00 në liqenin artificial të Mitrovicës.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, viktima është nxjerr nga uji prej disa kalimtarëve të rastit të cilët e kanë dërguar në spitalin rajonal të Mitrovicës, ku më vonë është konfirmuar humbja e tij.

“Një 69 vjeçar ka humbur jetën sot në liqenin artificial”, ka thënë Zahiti.

Ndërkaq, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke vazhduar hetimet rreth këtij rasti.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!