Humbë jetën një person në veri – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Humbë jetën një person në veri

09:50 | 20 Shtator 2018

Një person ka humbur jetën dje pasdite në malet e fshatit Patok Mala në veri të Mitrovicës pasi është rrokullisur rimorkio e një traktori.

Policia ka bërë të ditur se një person gjersa ishte duke drejtuar traktorin në pyll, është rrokullisur rimorkio me ç’rast viktima mashkull K/Serb ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin e Mitrovicës ku edhe ka ndërruar jetë.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!