Humbë tragjikisht jetën një i ri në Deçan – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

Humbë tragjikisht jetën një i ri në Deçan

08:08 | 20 Shtator 2018

Gjatë ditës së djeshme në mënyrë tragjike në Bjeshkët e Deçanit tragjikisht ka humbur jetën një i ri nga komuna e Deçanit.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, zëdhënësi i rajonit të Pejës, Driton Rugova.

Infosakt ka mësuar së i riu quhet Eldon Kuqi, 22 vjeçar dhe humbi jetën tragjekisht në Bjeshkët e Deçanit.

E nga Policia e Kosovës, zëdhënësi i rajonit të Pejës, Driton Rugova, tha për Express se pasi policia arriti në vend të ngjarjes, viktima u dërgua në Spitalin Rajonal të Pejës, aty ku edhe ndërroi jetë.

“Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ndihma e shpejtë. Viktima mashkull është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës”, ka thënë Rugova.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!