Humbja nga Inter, Igli Tare shpërthen me deklarata kundër këtij lojtari! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Humbja nga Inter, Igli Tare shpërthen me deklarata kundër këtij lojtari!

14:22 | 21 Maj 2018

Lazio nuk ka mundur të kualifikohet në grupet e Champions League për sezonin e ardhshëm, pasi është mundur në shtëpi nga Interi me rezultatin 2-3.

Drejtori sportiv, Igli Tare, në një prononcim për “Premium Sport” ka folur për të ardhmen e mbrojtësit Stefan de Vrij.

“Mbrojtësi duhet të respektojë kontratën që përfundon në qershor të këtij viti. Ka kaluar 4 vite mjaft të mira këtu në skuadër së bashku me shokët e tij. I urojmë gjithë të mirat dhe fat të mbarë në aventurën e tij të re”, është shprehur Tare.

Me shumë mundësi në merkaton e kësaj vere qendërmbrojtësi do t’i bashkohet skuadrës së Interit.

Kujtojmë që De Vrij shkaktoi një penallti mbrëmë kundër Interit, duke i hapur rrugën zikaltërve për të bërë përmbysjen e madhe dhe për t’u kualifikuar në Champions League për sezonin e ardhshëm.

lWkZ.mp4 on Vidnews.

720 on Vidnews.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!