Humbjet e KEDS-it paguhen nga qytetarët – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Humbjet e KEDS-it paguhen nga qytetarët

19:39 | 20 Tetor 2018

Qytetarët e vendit në faturën e shpenzimit të rrymës janë ngarkuar të paguajnë edhe humbjet e KEDS-it në rrjet.

Ata gjithashtu janë ngarkuar me pagesë të shpenzimeve të rrymës për komunat veriore.

Rreth 35 milionë euro do të paguajnë qytetarët në faturat e energjisë, për humbjet që i shkaktohen KEDS-it si pasojë e rrjetit të vjetruar dhe vjedhjeve nga qytetarët, raporton KTV.

Ani se shteti e kishte privatizuar distribucionin e energjisë, me qëllim të eliminimit e këtyre problemeve, humbjet vazhdojnë të jenë në përqindje të lartë.

Por, sipas avokatit të popullit, Hilmi Jashari, qytetarët nuk duhet ta bartin barrën e humbjeve të sektorit privat. Jashari thotë se humbjet duhet t’i mbulojë vetë KEDS-i, pasi rrjeti është nën menaxhimin e tyre.

Në KEDS arsyetohen se kanë investuar mbi 100 milionë euro në përmirësimin e rrjetit, nga i cili vijnë 11 përqind e humbjeve.

Derisa për 13 për qind të humbjeve që ndodhin si pasojë e vjedhjeve, thonë se qytetarët po favorizohen nga gjykatat, të cilat nuk po i zgjidhin lëndët.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!