I bëri krenar kur e bëri shqiponjën, por ja çka i bën fansat Erës pasi e fshiu fotografinë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
26 °C

I bëri krenar kur e bëri shqiponjën, por ja çka i bën fansat Erës pasi e fshiu fotografinë

23:54 | 17 Korrik 2018

Vendim i drejtë?

Të gjithë u mahnitëm nga interpretimi i saj në “Luzhniki” të Rusisë, por kulmi i performancës së Era Istrefit, ishte shqiponja që bëri në podiumin e stadiumit. 24-vjeçarja i bëri krenarë të gjithë shqiptarët me gjestin e saj, por shumë shpejt u pendua dhe e fshiu foton në pak minuta.

Nuk e dimë nëse këngëtarja mori ndonjë paralajmërim në Rusi, duke qenë se ky gjest cilësohet si provokues në një shtet që ende nuk e ka njohur Kosovën.

E ndërkohë që në një moment të gjithë u gëzuan kur panë foton me shqiponjë, shumë të tjerët u mërzitën nga fakti që Era e fshiu dhe këtë vrer e kanë shprehur në komente duke i kërkuar llogari se pse e ka fshirë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Rita ORA