Ia përmendin Kosovën, Vulin reagon ashpër: S’ka Kosovë e Serbi, ka vetëm Serbi – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
14 °C

Ia përmendin Kosovën, Vulin reagon ashpër: S’ka Kosovë e Serbi, ka vetëm Serbi

21:41 | 12 Korrik 2018

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, tha sot, se pas ftesës për Shkupin që t’i bashkohet NATO-s, të gjithë duhet të ndjekin shembullin e Maqedonisë dhe i bëri thirrje Serbisë e Kosovës të vazhdojnë dialogun në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Deklarata e tij ka shkaktuar reagimin e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili ka thënë se Zaevi “duhet të di se nuk ka Kosovë dhe Serbi, por vetëm Serbi”.

“Zaev duhet të di se nuk ka Kosovë dhe Serbi, por vetëm Serbia dhe territori nën administrimin e përkohshëm të OKB-së në përputhje me Rezolutën 1244”, ka thënë Vulin duke komentuar deklaratën nga kryeministri maqedonas.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!