Ibrahimoviç apo Pato, Milan ka vendosur kë e dëshiron në janar – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
2 °C

Ibrahimoviç apo Pato, Milan ka vendosur kë e dëshiron në janar

18:50 | 08 Nëntor 2018

Gjiganti italian, Milan është në kërkim të një sulmuesi gjatë afatit të janarit.

Milan kërkon që t’i ofroj më shumë hapësirë Gonzalo Higuainit për pushim, andaj ka dy sulmues në listë.

Skuadra italiane është duke menduar që ta transferoj Zlatan Ibrahimovicin ose Alexandre Paton, përcjell lajmi.

Sulmuesi suedez ka bërë me dije se ai është i lumtur te La Galazy, mirëpo që do të kthehej te rosonerët deri në fillim të sezonit të ri në MLS.

Nga ana tjetër, Pato ka shprehur dëshirën e tij që të rikthehet në ‘San Siro’, andaj Milani kërkon një sulmues që mund të qëndroj më gjatë.

Kështu, rosonerët mund ta transferojnë brazilianin para suedezit, në mënyrë që ta kenë kartonin e plotë të lojtarit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!