Icardi- Manchester United, lajmi i ‘çmendur’ – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Icardi- Manchester United, lajmi i ‘çmendur’

11:31 | 14 Shkurt 2018

Minoa Raiola dëshiron të veprojë si ndërmjetës për ta transferuar Mauro Icardin në Manchester United gjatë kësaj vere, raporton Corriere dello Sport.
Super agjenti Raiola ka dashur të bëhej përfaqësuesi kryesor i Icardit, edhe pse sulmuesi i Interit është i lumtur të vazhdojë të punojë me agjenten e vet aktuale, e cila është edhe bashkëshortja e tij, Wanda Nara, transmeton Express.

Nara thuhet se është duke e negociuar një marrëveshje të re me Interin.

Por, asaj i është afruar Raiola për të punuar në një marrëveshje për ta dërguar sulmuesin argjentinas në “Old Trafford”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!