Icardi shënon gol në minutën e fundit, Inter mposht Milanin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Icardi shënon gol në minutën e fundit, Inter mposht Milanin

22:40 | 21 Tetor 2018

Derbi në Serie A mes Interit dhe Milanit i ka takuar ekipit ‘Zi e kaltër’ i cili në vend të vet fitoi me rezultat 1:0.

Derisa të gjithë prisnin që derbi të mbyllej pa gola, në skenë doli sulmuesi argjentinas Mauro Icardi i cili në minutën e 92-të shënoi një gol të bukur me kokë pas një gabimi në dalje nga porta të portierit Donnarumma, përcjell ORAinfo.

Milan u përpjek që ta barazonte rezultatin, por koha nuk i premtoi, duke bërë që Inter t’i arkëtoj tri pikë nga derbi.

Pas javës së nëntë, Interi gjendet në vendin e tretë me 19 pikë, ndërsa Milani në të 12-të me 12 pikë. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!