Ideja e Thaçit për referendum e pa realizueshme – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
28 °C

Ideja e Thaçit për referendum e pa realizueshme

21:22 | 10 Gusht 2018

Janë identifikuar 7 nga 8 viktimat e masakrës së sotme të ndodhur në Resula të Vlorës. Të 8-të viktimat janë nga e njëjta familje, ndërkohë që autori i kësaj ngjarje ka qenë kushëriri i tyre.

Viktimat janë shtetasit; Denik Zykaj, Hazem Zykaj, Afërdita Zykaj, Besim Zykaj, Sara Zykaj, Vasilika Zykaj (17 vjec) dhe Ledion Zykaj (i mitur, 6 vjec).

“Vendi ynë nuk ka një ligj për referendum dhe ende askush nuk ka marrë një iniciativë, madje as presidenti për të proceduar në Kuvend ligjin për referendumin. Ky ligj do të duhej në parim të rregulloj çështjen se si dhe kur mund të organizohen referendumet”, u shpreh Sherifi për RTV Dukagjinin.

Ai thotë se pa u bërë ligj, shpallja e referendumit, nuk është e mundur.

“Kushtetuta, neni 65 paragrafi 3 përcakton se Kuvendi shpallë referendumin në pajtueshmëri me ligjin, por meqë nuk kemi ligj, Kuvendi nuk mund të shpallë referendumin. Deri tani nuk kemi pasur ndonjë ide apo draft nga presidenti i cili proklamon në vazhdimësi se do të kërkojë organizimin e një referendumi”, thotë më tej Sherifi, përcjell Telegrafi.

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani-Sadriu përmes një përgjigje elektronike shprehet se kurdo që do të miratohet ligji, Presidenti nuk vendos vet për referendumin ngase nuk ka kompetencë kushtetuese.

“Kurdo që miratohet ligji, do të sigurohemi që të respektohen parimet bazë të një sistemi parlamentar, ku Kuvendi e ka fjalën kryesore kur vendoset që diçka të dërgohet në referendum. Pra, Presidenti nuk mund të vendosë vet për referendum, sepse nuk e ka këtë kompetencë kushtetuese. Kurdo që miratohet ligji, do të jetë Kuvendi, e jo Presidenti, institucioni që do të votojë nëse një çështje e caktuar do të vendoset nëpërmjet referendumit”.

Osmani edhe më parë, ka thënë se marrëveshja finale me Serbinë, duhet ta ketë vulën e popullit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!