Ideja për kufijtë e koordinuar mes Thaçit e Vuçiqit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Ideja për kufijtë e koordinuar mes Thaçit e Vuçiqit

22:32 | 25 Shtator 2018

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se debati për “korrigjimin e kufijve” mes Kosovës e Serbisë është i koordinuar.

Ky koordinim, sipas tij, është bërë nga presidentët e dy vendeve, Hashim Thaçi i Kosovës dhe Aleksandar Vuçiq i Serbisë.

“Kosovën e ka zënë të papërgatitur”, është shprehur Haziri në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.

Haziri ka vlerësuar se “kauza e shqiptarëve në lindje është e shenjtë. Duhet të punojnë Prishtina e Tirana më shumë për ta”.

“E meritojnë një kujdes më të madh, dhe një debat”, ka thënë ai në T7.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!