Identifikohen personat që humbën jetën në aksidentin e tmerrshëm – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Identifikohen personat që humbën jetën në aksidentin e tmerrshëm

19:39 | 07 Tetor 2017
Foto Ilustrim

Dy persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa dy të tjerë janë plagosur në një aksident të ndodhur pasditen e sotme në Kukës. Një nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Nimçë, ku si pasojë e lagështirës, ka dalë nga rruga mjeti tip “Benz”, bëjnë me dije burime policore.

Katër persona udhëtonin në makinë, të gjithë nga fshati Nimçë.

Drejtuesi i mjetit Mustaf Hoda, 35 vjeç ka gjetur vdekjen, si dhe pasagjeri Ram Koboçi, 50 vjeç.

Ndërsa të plagosur kanë mbetur dy pasagjerët e tjerë: Xh.H., 45 vjeç dhe një fëmijë 11 vjeç.

Xh.H. është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës, ndërsa N.K, 11 vjeç, është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, njofton Policia.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!