Iniesta-Barcelona, ky është lajmi i fundit nga Spanja – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
16 °C

Iniesta-Barcelona, ky është lajmi i fundit nga Spanja

00:04 | 23 Mars 2018

Skuadra e Barcelonës përgatit planin për ta mbajtur në ekip mesfushorin spanjoll, Andreas Iniesta.

Sipas “Sport.es”, presidenti i klubit katalunas, Josep Bartomeu dhe trajneri, Ernesto Valverde do të takohen me 33-vjeçarin pas ndeshjeve të kombëtareve për të biseduar rreth kontratës së re.

Iniesta është pjesë e Barcelonës nga viti 2002 (1996-2003, ishte pjesë e akademisë dhe Barcelonës B), por spekulimet e qojnë atë te skuadra e Juventusit gjatë afatit veror.

Përveç kampionëve nga Serie A, Iniesta është duke u kërkuar me ngulmë edhe nga disa klube kineze.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!