Inter- Icardi, lajm i ‘çmendur’ – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
17 °C

Inter- Icardi, lajm i ‘çmendur’

11:01 | 17 Maj 2018

Inter janë gati t’i ofrojnë Mauro Icardit një kontratë të re me vlerë 8 milionë euro në vit, dhe me një klauzolë lirimi të vendosur prej 180 milion euro.

Nerazzurët dëshirojnë që nënshkruajnë kontratën e re pasi së fundmi sulmuesi argjentinas po kërkohet nga klube të mëdha si: Real Madrid, Bajerni i Mynihut, Chelsea dhe Manchester United, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRi.

Sipas FCInterNeës, klauzola e lirimit të lojtarit do të rritet nga 120 milion në 180 milion euro.

Nëse Inter mungon sërish në Ligën e Kampionëve, atëherë e ardhmja e Icardi do të jetë në dyshim pasi ambiciet e tij janë më të mëdha.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!