Inter po e humb Icardin, por do e zëvendësojë me super-yllin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Inter po e humb Icardin, por do e zëvendësojë me super-yllin

14:03 | 11 Janar 2019

Ekipi i Interit tani pritet ta humbasë yllin e skuadrës, Mauro Icardin, i cili flitet se do të marrë rrugën drejt Real Madridit.

Por, për këtë çështje “Nerazzurët” nuk kanë qëndruar duarkryq dhe kanë filluar të kërkojnë për zëvendësuesin e tij.

“Tuttosport” shkruan se skuadra nuk kanë pasur mundësinë të hapin negociatat për kontratën e re të lojtarit argjentinas, transmeton lajmi.net.

Thuhet se nëse largohet Icardi, atëherë Giuseppe Marotta e dëshiron Lautaro Martinezin si bartës të sulmit dhe dëshiron transferimin e Paulo Dybala si sulmues të dytë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!