Inter “qon peshë” Italinë, ka gjetur zëvendësuesin e Icardit

16:30 | 17 Shkurt 2019

Inter do të kthehet te ylli i Romës, Edin Dzeko për të zëvendësuar Mauro Icardi këtë verë, thonë raportet në Itali.

Icardi duket i vendosur për një dalje verore pasi u zhvesh nga shiriti i kapitenit të klubit dhe më pas e humbi të enjten fitoren e Europa League në Rapid Vienna përcjell ORAinfo.

Interi tashmë po fillon kërkimin për pasuesin e tij dhe për të parë ish-sulmuesin e Manchester Cityt Dzeko si një kandidat të mirë, ndërsa Edinson Cavani dhe Gonzalo Higuain janë alternativat aktuale./ORAinfo/

Komento: