Ipeshkvia tregon se çka ndodhi sot tek Katedralja – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
15 °C

Ipeshkvia tregon se çka ndodhi sot tek Katedralja

17:36 | 12 Tetor 2018

Ipeshkvia e Prizrenit, kanë reaguar sot lidhur me raportimet që janë bërë sot për një rast të hedhjes nga Katedralja “Nëna Terezë” në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Në një komunikatë për media, Don Fatmir Koliqi, ka thënë se aty ka shumë pak gjasa që të ndodhin gjëra të tilla, pasi vendi është gjithmonë nën vëzhgim të përhershëm.

Sipas tij alarmi i sotëm ka qenë i panevojshëm dhe i panevojshëm.

Reagimi i plotë:

Informojmë të gjithë qytetarët se, lajmi kinse një person ka kërcënuar se do të shkojë në këmbanarën e Katedrales për t’ia marrë jetën vetes, është i rremë.

Ka qenë një alarm i ekzagjeruar dhe i panevojshëm i institucioneve publike që shkaktuan shqetësim te qytetarët, pa e verifikuar përpara vërtetësinë dhe burimin.

Një akt i tillë ka shumë pak gjasa të ndodh te Katedralja, pasi gjithnjë aty janë personat përgjegjës dhe vendi është nën vëzhgim të përhershëm.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!