iPhonët e vjetër përshpejtohen me ndërrimi i baterisë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

iPhonët e vjetër përshpejtohen me ndërrimi i baterisë

15:30 | 12 Dhjetor 2017

Nëse iPhonët e serive më të vjetra kanë filluar të ngadalësohen, mund të ketë zgjidhje për këtë problem, ndërrimi i baterisë.

Sipas disa testimeve të një përdoruesit të Redditit, bateria ka ndikim të madh tek iPhonët e vjetër, pasi shpejtësia e procesorit ngadalësohet për të ruajtur jetëgjatësinë e baterisë.

TeckFire ka zëvendësuar baterinë e iPhone 6S, i cili po punonte ngadalë. Dallimin në shpejtësi ai e kishte vërejtur te telefoni i vëllait të tij, që punonte më shpejtë.

Sipas tij, Apple ngadalëson telefonat në momentin kur bateritë e tyre dobësohen dhe ndërrimi i saj mund të jetë një zgjidhje për këtë problem.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!