IPKO lanson një pako e vetme e internetit në telefon, për pushimet verore – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

IPKO lanson një pako e vetme e internetit në telefon, për pushimet verore

14:36 | 12 Korrik 2018

Të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile të IPKO-së, nuk kanë më kufij me vendet e rajonit apo vendet evropiane si Greqia dhe Kroacia kur përdorin internetin në telefon gjatë rrugëtimit për në bregdet.

Aktivizimi i një pakoje të vetme të internetit në telefon mund të përdoret në vende të ndryshme, pa pasur nevojë të aktivizohet ndonjë pako tjetër, por vetëm duke zgjedhur operatorin e duhur për secilin vend që vizitojnë.

Për të gjithë përdoruesit e IPKO-së, që vizitojnë Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Turqinë, Greqinë apo Kroacinë, IPKO ka krijuar pakot ditore, javore dhe mujore. Me çmimet më të lira në tregun Kosovar dhe me internetin më të shpejtë në telefonin mobil, pakoja ditore prej 200 megabajtësh mund të aktivizohet duke thirrur kodin*478*1#. Ndërsa për ata që i vizitojnë këto vende për periudha më të gjata, IPKO ka krijuar pakon javore dhe mujore për internet të pandërprerë në telefon që ofron 1 dhe 2 gigabajt dhe mund të aktivizohet duke thirrur kodin *478*2#, respektivisht në *478*3#.

Në Shqipëri, përdoruesit e IPKO-së duhet të zgjedhin manualisht operatorin Vodafone, Eagle apo AMC, në Maqedoni operatorin VIP, në Mal të Zi – M:tel (29703), Turqi – Vodafone, Greqi – Cosmote Greece dhe në Kroaci, operatorin Hrvatski Telecom. Pakot regjionale dhe evropiane të internetit në telefonin mobil mund të aktivizohen nga të gjithë përdoruesit e IPKO-së, përfshirë edhe bizneset.

Nëse gjatë kthimit në shtëpi, mbetet ndonjë megabajt i pashfrytëzuar nga pakot rajonale apo evropiane, mos u brengosni – ato mund të përdoren edhe në Kosovë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!