IPKO përmbyllë suksesshëm vitin – të gjithëve ju uron një vit sa më të mirë! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

IPKO përmbyllë suksesshëm vitin – të gjithëve ju uron një vit sa më të mirë!

13:18 | 31 Dhjetor 2018

IPKO Telecommunications L.L.C është operatori më i qëndrueshëm në Kosovë, me investime dhe zgjerim të vazhdueshëm në vend. Këtë vit, në segmentin e shërbimeve fikse si TV dhe Internet, është zgjeruar në 35 lokacione të reja, duke arritur edhe zonat më të thella rurale, ndërsa segmentin fiks e ka modernizuar me teknologjinë 4G në rreth 60 lokacione ekzistuese. Ndërsa, me sukses ka përmbyllur kodin e telefonisë fikse +381.

IPKO është kompania e parë në tregun kosovar, që ka prezantuar standardet ndërkombëtare në kujdesin ndaj konsumatorëve, shërbime cilësore dhe besnikërinë ndaj klientëve. Më 2018, klientët e IPKO-së kanë përfituar në shumë dimensione përmes produkteve dhe pakove të reja, si në segmentin e shërbimeve mobile, po ashtu edhe në ato fikse, duke ofruar pakot më profitabile regjionale të internetit në telefon, produkte për sigurinë në shtëpi, sigurinë kibernetike, internet të dyfishuar për të gjithë, zbritje të shumta në pakot Super Duo dhe shumë oferta të tjera. Ndërsa, kompania ka shpërblyer klientët e saj, me afro 200 dhurata vetëm për fundvit.

Viti 2018 ishte sfidues në kuptimin e mjedisit biznesor, pasi vazhdimisht është përjashtuar nga Ligji i Prokurimit Publik dhe si rrjedhojë kompania nuk ka arritur të marr pjesë në asnjë prej tenderëve, të shpallur nga institucionet publike të Kosovës.

Përderisa 2017 ishte përmbyllur për kompaninë si “taksapaguesi më i mirë në vend”, 2018 sjellë çmime të reja. Këtë vit, IPKO ka pranuar nga Oda Ekonomike e Kosovës çmimin e “punëdhënësit më të mirë të vitit 2018”, “Mirënjohjeje” nga Federata e Futbollit të Kosovës, për sponsorimin e Përfaqësueses në Futboll, “Mirënjohjeje” nga Ministria e Shëndetësisë për kontributin e jashtëzakonshëm të kompanisë në sektorin e shëndetësisë, si dhe shumë çmime dhe mirënjohje të tjera nga organizata të ndryshme vendore.

IPKO ka vazhduar të investojë në komunitet me qindra euro, në veçanti për kauzat që ndërlidhen me fëmijë, përmes projektit të saj në njësitë pediatrike të Qendrave të Mjekësisë Familjare. Vetëm javën e shkuar, nga ky projekt kanë përfituar komuna e Podujevës, Vushtrrisë dhe Deçanit. Ndërkaq, vlerësohet se përmes përkrahjes së tashmë 18 Qendrave të Mjekësisë Familjare, më shumë se 350 mijë fëmijë do të përfitojnë në nivel vendi.

IPKO ka përkrahur edhe shumë organizata, të cilat merren me fëmijët me aftësi të kufizuara dhe organizata të tjera si BONEVET, ngjarje kulturore, e institucione arsimore, siç është shkolla “Shaban Hashani” në Ferizaj, e cila procesin mësimor e realizon në një objekt mjaft të vjetër. Përderisa përmes projektit të bujqësisë së mençur “IPKO – Parashikimi Agrologjik”, ndihmon të gjithë fermerët e vendit, duke ofruar zgjidhje inovative, që lehtëson kultivimin më të mirë të gjithsej 22 kulturave bujqësore.

IPKO vazhdon të mbetet investitori më i madh i huaj, me më shumë se 320 milionë të investuara në infrastrukturën e saj dhe është një precedent për vendin në tërheqjen e investimeve të reja, të huaja. IPKO punëson më shumë se 650 punëtorë, ndërsa bilanci gjinor i të punësuarve është 54% meshkuj dhe 46% femra. Përderisa në ekosistemin e saj, ka rreth 3000 kontraktorë dhe distributorë në të gjithë vendin.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!