IPKO vjen me ofertën për përdoruesit e saj mobil – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

IPKO vjen me ofertën për përdoruesit e saj mobil

14:41 | 10 Maj 2018

IPKO u sjellë konsumatorëve të saj ofertën më të re, prej katër pakosh, ku përdoruesit e telefonisë mobile mund të komunikojnë sa të duan, me çmimet më të mira ndonjëherë.

E veçanta e këtyre pakove nuk qëndron vetëm në thirrjet pa limit që përdoruesit mund të bëjnë brenda rrjetit të IPKO-së, por pakot e reja ofrojnë edhe deri në 1000 minuta dhe SMS pa kufi drejt të gjithë operatorëve të tjerë në Kosovë. E për më shumë, IPKO u ofron edhe deri në 20 gigabajtë internet në mobil, me një vlefshmëri prej 30 ditësh.

“Këto pako janë dizajnuar me një kujdes të veçantë, duke u bazuar në nevojat dhe kërkesat e konsumatorëve tanë, prandaj edhe mbulojnë të gjitha nevojat e komunikimit të tyre. Këto pako, ua mundësojnë përdoruesve tanë që të kontrollojnë shpenzimet e tyre telefonike, përderisa nuk do të kenë më nevojë të mendojnë ta rimbushin kredinë e tyre, apo të çkyçen nga interneti në mobil, pasi ta kenë shpenzuar atë”, thotë Robert Erzin, Drejtor Ekzekutiv në IPKO Telecommunications LLC.

Përdoruesit e IPKO-së, nuk do të ngarkohen me pagesë shtesë, nëse përdorin internetin edhe pas shpenzimit të pakos së internetit në mobil, ndërsa deaktivizimi mund të bëhet kurdo.

Këto pako, mund të aktivizohen, duke vizituar cilindo dyqan apo distributor të autorizuar të IPKO-së.
IPKO është operatori më stabil në Kosovë dhe njihet për inovacion, kualitetin më të mirë të shërbimeve, kujdesin ndaj konsumatorëve dhe internetin më të shpejtë në mobil.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!