Isa Mustaf shokon Shpend Ahmetin me këtë deklaratë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Isa Mustaf shokon Shpend Ahmetin me këtë deklaratë

20:54 | 12 Tetor 2017

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i ka premtuar një vend pune kryetarit aktual të Prishtinës, Shpend Ahmetit, pasi që “Arban Abrashi i LDK-së të fitojë zgjedhjet lokale të 22 tetorit”.

Sipas Mustafës, Ahmeti do të mund të bëhet zëdhënës i komunës pasi sipas tij, “LDK punon shumë e nuk propagandon, VV s’punon hiq e propagandon shumë”.

“PDK-së i dështoi Vetëvendosja në Prishtinë, me të cilën në vitin 2013 ishin aleatë kundër LDK-së dhe për ta bërë Shpendin kryetar. LDK e ka një zgjidhje më të mirë sivjet. Arban Abrashi, kryetar i Prishtinës e Shpendi, zëdhënës i komunës. Kombinim i mirë. LDK punon shumë e nuk propagandon, VV s’punon hiq e propagandon shumë!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!