Isco në Juventus, ja kur do të ndodh transferimi

12:41 | 19 Janar 2019

Isco nuk ka hapësirë të Real Madrid me ardhjen e Santiago Solarit.

Gjiganti në Serie A, Juventusi ka mundësi realisht për të transferuar yllin Isco të Real Madridit dhe kjo lëvizje thuhet se mund të ndodhë gjatë verës.

Reprezentuesi i Spanjës duket se nuk është pjesë e planeve në Bernabeu, veçanërisht nën udhëheqjen e trajnerit Santiago Solari dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e një numri të madh klubesh përfshirë këtu kampionin e Italisë, transmeton arbresh.

Bazuar në një raport nga ‘La Stampa’, kjo lëvizje ka mundësi të mëdha të ndodhë gjatë verës derisa Solari është i vendosur për qëndrim në Real Madrid deri në fund të sezonit.

Isco në fakt dëshiron të largohet nga klubi nëse Solari qëndron dhe kjo do të kthejë situatën në favor të Juves.

“Zonja e Vjetër” tashmë ka pasur kontakt fillestar me mesfushorin e zhdërvjelltë.

Komento: