Ish-bashkëshorti ia keqtrajton fëmijët gras nga Prishtina – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ish-bashkëshorti ia keqtrajton fëmijët gras nga Prishtina

11:09 | 10 Janar 2018

Dje në Hajvali të Prishtinës, Policia e Kosovës ka marrë informacion se tre fëmijë janë keqtrajtuar nga një person.

Denoncimin në Polici e ka bërë një grua ashkalike, ndërsa keqtrajtuesi thuhet të jetë ish-bashkëshorti i saj.

Sipas raportit, policor fëmijët janë mbyllur në një dhomë, e njërit prej tyre i ka shkaktuar lëndimë në duar, i cili më pas është dërguar për tretman mjekësor.

“Ankuesja femër ashkalike, ka raportuar se i dyshuari mashkull Ashkali, ish bashkëshorti i saj, ka shkuar në banesën e saj dhe deri sa ankuesja nuk ishte në shtëpi. I dyshuari i kishte mbyllur në një dhomë dy fëmijët të moshës 8 dhe 6 vjeçar, ndërsa fëmiut tjetër 4 vjeçar, i ka shkaktuar lëndime trupore në të dy duart. Viktima është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin nuk është arrestuar asnjeri.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!