Ish-kampioni i Botës i jep fund karrierës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

Ish-kampioni i Botës i jep fund karrierës

18:34 | 20 Shtator 2018

Pas Andrea Pirlos, një tjetër kampion Bote me Italinë në vitin 2006 vendos t’i thotë lamtumirë futbollit të luajtur.

Alberto Gilardino, sikurse zbulon “Gazzetta dello Sport”, i ka refuzuar të gjithë ofertat që i kanë ardhur nga Seria C, pasi do të varë këpucët në gozhdë.

36-vjeçari, për të cilin shfaqi interes edhe Monza (së shpejti do të jetë nën kontrollin e dyshes Berlusconi-Galliani), do të nisë karrierën si trajner.

Sezonin e fundit luajti në Serinë B me Spezian, skuadër me të cilën luajti 16 ndeshje dhe shënoi 6 gola.

Përveç triumfit me përfaqësuesen italiane, Alberto Gilardino mbyll një karrierë të suksesshme gjatë së cilës ka fituar të tjerë trofe të rëndësishëm me fanellën e Milanit: Champions Leaguen, Superkupën e Europës dhe një Botëror për Klube.

Në palmaresin e tij është shtuar edhe një titull kampion me Guangzhu Evergrande në Kinë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!