Ish-kryetari i LDK-së ‘godet’ fort Isa Mustafën – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ish-kryetari i LDK-së ‘godet’ fort Isa Mustafën

22:07 | 16 Maj 2018

Ish-presidenti i Kosovës, njëherësh ish-kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka folur për raportet e tij me kryetarin aktual të LDK’së, Isa Mustafa.

Sejdiu ka thënë se as tash nuk e ka, dhe as në të kaluarën nuk e ka pasur mik Mustafën.

“Nuk kemi pasur raporte as përpara. Flas edhe në periudhën e mëhershme”, është shprehur Sejdiu në t7.

Sejdiu ka thënë se me Mustafën veç është përshëndetur kur janë takuar.

Tutje, ai ka zbuluar se presidenti i dikurshëm i vendit, Ibrahim Rugova, kishte thënë se Sejdiu duhej ta trashëgonte në post.

“Rugova e ka thënë se unë duhet të jem njeriu që duhet të vazhdoj bisedimet dhe të udhëheq Ekipin e Unitetit”, ka treguar Sejdiu.

“Këtë ia ka thënë edhe ambasadorit amerikan (Philip Goldberg, v.j), por edhe Petersenit (administratorit të UNMIK’ut, v.j.)”, ka thënë Sejdiu.

“Këtë e kam verifikuar, me fakte të vërteta”, është shprehur Sejdiu.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!