Ish ylli i Milanit po transferohet në Inter, por del një problem! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ish ylli i Milanit po transferohet në Inter, por del një problem!

12:06 | 09 Janar 2018

Ish lojtari Milanit Gerard Deulofeu po transferohet në Inter. Por klubi i tanishëm i Deulofeu, Barcelona po kërkon nga Inter që ta blej kartonin e lojtarit, duke refuzuar dhënien e lojtarit në huazim.

Pritet që spanjolli të largohet nga Camp Nou këtë muaj, pasi ardhja e Philippe Coutinho i pamundëson atij që të luaj me ekipin e parë.

Ndërsa medait në Itali raportojnë se Deulofeu tashmë ka zgjedhur nerazzurrët, kështu që problemi i vetëm ka të bëjë me Barçën, përcjell ORAinfo.

Gjiganti spanjoll dëshiron të shesë përgjithmonë 23-vjeçarin, ose të paktën ta dërgojë atë në hua me një detyrim për të blerë.

Kjo paraqet një problem për Interin, të cilët nuk mund të shpenzojnë para në këtë afat, nëse nuk arritojnë të sheshin ndonjë lojtar, sepse ata kanë detyrime financiare për Fair Play.

Prandaj menaxherët e Deulofeu do të takohen sot me Barcelonën për të gjetur dhe gjetur një zgjidhje. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!