Ishte duke peshkuar në det, kosovari përfundon në spital – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Ishte duke peshkuar në det, kosovari përfundon në spital

11:25 | 10 Shtator 2018

Një kosovar, me inicialet I.P., 38-vjeç, është shtrirë në Spitalin e Lezhës pasi i njëjti ka pësuar lëndime, derisa ishte duke peshkuar në det

Ngjarja ka ndodhur te Rëra e Hedhur në Shëngjin dhe sipas policisë i njëjti tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në Shëngjin, tek Rëra e Hedhur, shtetasi I. P., vjeç 38, banues në Kosovë, duke peshkuar në det, ka humbur ekuilibrin dhe është rrezuar në ujë, dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Materialet për këtë rast janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!