Ismaili tregon se kur fillon ndërtimi i Spitalit të Prishtinës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ismaili tregon se kur fillon ndërtimi i Spitalit të Prishtinës

21:51 | 07 Dhjetor 2017

Ministri kosovar i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të fillojë ndërtimi i Spitalit të Prishtinës.

Ismaili ka thënë se për ndërtimin e këtij spitali tashmë është ndarë edhe një shumë nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë.

“Spitali do të ndërtohet, kjo është e sigurt. Unë kam ndarë një pjesë të buxhetit për këtë projekt”, ka deklaruar ai në Tribuna Channel.

Ministri premtoi se në kohën sa do të jetë në krye të menaxhimit të shëndetësisë kosovare, do të punojë me të gjithë, pavarësisht bindjeve apo përkatësisë politike.

“Pak rëndësi ka kush e ndërton, e aq më pak kush udhëheq në Prishtinë. Me rëndësi është që qytetarët e Prishtinës të kenë spitalin e tyre”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se është e habitshme se si në Prishtinë ende nuk ka spital të qytetit.

Ismaili gjithashtu ka bërë të ditur që shumë shpejt do të ndërtohet edhe spitali të ri në qytetin e Ferizajt.

“Edhe spitali i Ferizajt do të ndërtohet brenda këtij mandati”, ka thënë ai.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!