Italia e Malta “mbyllin portet”, mbi 600 emigrantë të bllokuar në det – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Italia e Malta “mbyllin portet”, mbi 600 emigrantë të bllokuar në det

23:51 | 10 Qershor 2018

Një anije me mbi 600 emigrantë të shpëtuar në Detin Mesdhe, e që janë në bordin e anijes Aquarius, ende nuk e di se cili do të jetë fati i tyre, pasi Italia dhe Malta refuzuan që ata të zbresin nga anija në territorin e tyre.

Anije në Mesdhe ka mbetur në det të hapur pasi iu refuzua ndihma nga Italia dhe Malta.

Ministri i ri i Brendshëm i Italisë ka refuzuar t’u vijë në ndihmë e nuk ka lejuar zbarkimin në shtetin e tij të mbi 600 emigrantë të nisur nga brigjet e Libisë.

Ministri Matteo Salvini, njëkohësisht zv/kryeministër dhe kryetari i Lega Nord ka deklaruar se i takon Maltës që të ankorojë anijen me emigrantë, e t’i lejojë ata të zbresin.

“Nga sot edhe Italia do t’i thotë “jo” kontrabandës me njerëz dhe biznesit të paligjshëm të emigracionit,”- shkroi Salvini në Facebook, duke shtuar në një postim tjetër – “Malta s’pranon asnjë. Franca i nxjerr nga kufiri i saj emigrantët, Spanja mbron kufirin me armë”, përcjell TCh.

Pak pas marrjes së detyrës së ministrit të Brendshëm Salivini deklaronte se “Për klandestinët mbaruan kohët e bukura. Tani duhet të bëjnë gati valixhet. Me qetësi, por duhet të ikin”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!