Ja çfarë “ilaçe truri” ka përdorur njëriu i dytë me i mençur në botë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
25 °C

Ja çfarë “ilaçe truri” ka përdorur njëriu i dytë me i mençur në botë

22:26 | 09 Korrik 2018

Rick Rosner, është njeriu i dytë më i zgjuar në botë, por ditën e tij e fillon duke gëlltitur rreth 50 tableta.

Tabletat Omega 3 me vaj peshku i përdor për të kontrolluar yndyrën e tepërt, një aspirinë të fëmijëve për jetëgjatësi, dhe tabletë Metformim për metabolizëm, të paktën këto janë më të rëndësishmet për të.

Më pas ai fillon mëngjesin.
Këto tableta “bëjnë që truri im të funksionojë më mirë” tha ai.
IQ e Rosner është 192 krahasuar me atë mesatare që është 100, dhe renditet në listën e inteligjencës nga drejtoria botërore e Genius.

Në një ditë të zakonshme, ai viziton gjithashtu pesë palestra të ndryshme për të mbajtur trupin dhe mendjen gjithmonë në formë.
Rosner ka deklaruar se kur ishte më i ri nuk ishte shumë i shkathët, kur ishte në universitet, “klasa e vetme që ka arritur ta kalojë në Kimi, ishte Chem 099 për lojtarët e futbollit dhe idiotët” ka thënë ai.

Kjo është lista e ilaçeve që ai përdor pothuajse tërë ditën:
Omega 3 me vaj peshku– Lufton yndyrnat
Gjysmë aspirine të fëmijëve çdo ditë – Mban gjakun e hollë, bënë dhëmbët më të fortë, zgjat jetën, mposht inflamacionin.

Meformim – I mirë për ata që vuajnë nga diabeti i shkallës së dytë, ul sheqerin në gjak dhe zvogëlon mundësinë për kancer.

Metoprolol– Ulë adrenalinën dhe presionin e gjakut.
Glisodin – Ndihmon që flokët të thinjen shumë ngadalë.
Ai përdor multivitamina që ka 45 lloj përbërës.

SAM (S-Adenosyl methionine) – Ndihmon që të keni në rregull mëlçinë.
Gjithashtu hanë fibra dhe karamele, por përpiqet t’i largohet ushqimeve që të shëndoshin dhe atyre me më pak yndyrë.
Përdor Vitamina D3, C, E, K dhe Gamma E, kalcium, benfotamine, hanë shegë shumë, gështenja (për venat).

Kafe:
Sipas tij, kafja është e vetmja “drogë”, që funksionon sigurt.
“Nuk më bënë të mençur por më mbanë të kjfellët”.
Ai ka filluar të pijë rreth dy vite e gjysmë më parë, dhe e përdor që të mos dremis kur është në punë pasdite.
“Faleminderit kafe”, tha ai.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!