Ja kur do të ndërrohet ora për herë të fundit! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
2 °C

Ja kur do të ndërrohet ora për herë të fundit!

23:33 | 28 Tetor 2018

Ministri austriak i Transportit dhe Infrastrukturës Norbert Hofer njoftoi se një vendim për të ardhmen e ndryshimit të orës në Evropë do të merret në takimin e ardhshëm të ministrave relevantë të BE-së.

Ai theksoi se për prioritet ka arritjen e një zgjidhjeje të përbashkët, në mënyrë që të mos ketë kohë të ndryshme zonale në Evropë.

Austria është e vetmja deri më tani pro mbajtjes së orës verore, pasi që Komisioni Evropian njoftoi heqjen e ndryshimit të orës, ndërsa vendet e tjera nuk e deklaruan propozimin e tyre.

Ministri austriak theksoi se një marrëveshje do të arrihet në takimin e Grazit, por shton se interesat janë kontradiktore.

“Vetëm një shembull. Nëse mbajmë kohën verore, dielli më 21 dhjetor do të dalë në Vjenë në ora 8.42, në Madrid në ora 9.34 dhe Stokholm në ora 9.43”, shpjegoi ai.

Hofer beson se heqja e tranzicionit nga llogaritja e kohës verë-dimër mund të pasojë në pranverën e vitit 2020 apo edhe në vitin 2021.

“Është e rëndësishme ta heqim, pasi kjo nuk na sjell asgjë,” tha ai.

Ndryshe, në Austri deri 77% e qytetarëve janë shprehur kundër ndryshimit të orës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!