Ja kur do të përballen në debat sërish Shpend Ahmeti e Arban Abrashi – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ja kur do të përballen në debat sërish Shpend Ahmeti e Arban Abrashi

18:59 | 14 Nëntor 2017

Ish-nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka thënë se shtabi i kryetarit aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti, është i gatshëm që debatin e radhës ta mbajë në KTV.

Ai ka bërë të ditur se një debat i tillë mes Ahmetit e Arban Abrashit të LDK’së do të mbahet në pjesën e dytë të javës.

Lexoni të plotë publikimin e tij:

Mbrëmë u mbajt debati i parë mes Kryetarit Shpend Ahmeti dhe kandidatit të LDK-së Arban Abrashi, debat ky që zgjati plot 3 orë. U debatua për 10 tema të rëndësishme të Prishtinës.

Kandidatin e LDK-së e kemi pritur në 4 debate të tjera, në të cilat nuk ka ardhur, dhe tani jemi në ditët e fundit të fushatës, me një axhendë të ngjeshur me tubime e aktivitete.

Si shtab i Kryetarit Shpend Ahmeti, jemi të gatshëm që debatin e radhës ta mbajmë në KTV, dhe jemi në pritje të takimeve për të aranzhuar terminin dhe formatin e debatit që do të mbahet në pjesën e dytë të javës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!