Ja kur merret vendimi i Këshillit të Ministrave për vizat – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
10 °C

Ja kur merret vendimi i Këshillit të Ministrave për vizat

19:46 | 14 Shtator 2018

Grupet punuese për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të mblidhen menjëherë por vendimi përfundimtar nuk pritet të merret para dhjetorit.

Lajmin e ka bërë publik Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha.

“Më mirë është t’i menaxhojmë pritjet. Nëse ka vullnet politik mundet edhe në mbledhjen e tetorit të hyjë kjo në fuqi mirëpo nuk e shoh që do të ecën ashtu. E mira e së mirës do të kishte qenë që në mbledhjen e dhjetorit Këshilli i Ministrave të votojë”, tha Hoxhaj për KTV’në.

Ndërkohë Express raporton se në prag të liberalizimit të vizave, qytetarët po pajisen me të madhe me pasaporta biometrike. Sipas një ankete shumica e tyre mendojnë të largohen nga Kosova edhe pse qeveria thotë se ka nisur fushatë që të mos ketë largim masiv.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!