Ja kur prezantohet modeli i ri i iPhone – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Ja kur prezantohet modeli i ri i iPhone

09:11 | 25 Gusht 2018

Adhuruesit e produkteve të Apple tashmë mund ta rrethojnë datën 12 shtator 2018 në kalendarët e tyre.

Në këtë ditë, sipas informatave më të fundit, gjiganti teknologjik nga Kalifornia do t’i prezantojë modelet e sivjetme të iPhone.

Megjithatë, vetë Apple nuk e ka konfirmuar këtë datë zyrtarisht.

Por, mediat amerikane janë njoftuar nga prodhues të aksesorëve të ndryshëm për iPhone se 12 shtatori është data kur do të zbulohen modelet e reja të iPhone.

Telefonat e rinj do të mund të paraporositen një ditë më pas, më 13 shtator.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!