Kura e re kundër kancerit, por ja çka duhet të dini? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
10 °C

Kura e re kundër kancerit, por ja çka duhet të dini?

20:45 | 28 Gusht 2018

Kura kundër kancerit është ajo për të cilën po kryhen kërkime dhe studime të shumta, por deri para pak kohësh pa rezultat.

Por dje Agjencia Europiane e Barnave i ka hapur rrugën përdorimit të një kure të re kundër kancerit.

Kjo kurë njihet ndryshe si terapia CAR’T, e cila në bazë ka ilaçet që kanë në përbërjen e tyre një proteinë që prodhohet në laborator.

Proteina vepron ndaj tumoreve që në fazat e para të zhvillimit. Ajo nxit qelizat e sistemit imunitar të veprojnë kundër tumorit duke përçuar te qelizat tumorale disa pjesëza ADN-je të modifikuara në laborator për të korrigjuar çrregullimet e tyre.

Terapia i drejtohet kryesisht pacientëve që vuajnë nga format agresive të Limfomës, kancerit në gjak. Me pak fjalë, qelizat laboratorike CAR-T transformojnë dhe luftojnë qelizat kancerogjene

Deri më tani, metoda është testuar me sukses në disa klinika europiane dhe sipas ekspertëve të Agjencisë Europiane të Barnave aplikimi i kësaj metode do të bëhet vetëm në disa klinika të specializuara.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!