Ja kush do të përfitojë nga rritja e pagave – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ja kush do të përfitojë nga rritja e pagave

22:23 | 10 Nëntor 2017

Hamza tha se do të ketë 4 për qind rritje pagash.

Ministri i Financave Bedri Hamza, thotë se nga janari i vitit të ardhshëm do të ketë rritje pagash në vend prej 4 për qind.

Por kur do të jenë përfituesit?

“Do të përfitojnë të gjithë të punësuarit që realizojnë paga përmes buxhetit të Republikës së Kosovës. Rritja e pagave do të jetë në përputhje me rritjen ekonomike, që sipas vlerësimeve tona vlerësohet që të jetë 4 %”, tha Hamza për televizionin 21.

Ai shtoi se janë trajtuar edhe tri skema të reja sociale të cilat janë për personat e pa aftë për të punuar edhe familjarët e tyre, për personat paraplegjik dhe familjarët e tyre si dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!