Ja kush është gruaja që plagosi 4 persona para selisë së YouTube dhe më pas kreu vetëvrasje – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
11 °C

Ja kush është gruaja që plagosi 4 persona para selisë së YouTube dhe më pas kreu vetëvrasje

12:37 | 04 Prill 2018

Gruaja e cila plagosi katër persona dhe më pas vrau veten para selisë së YouTube në Kaliforni, është identifikuar si Nasim Aghdam.

Sipas informacioneve jozyrtare ajo ishte e nervozuar në YouTube dhe besonte se kjo kompani po i diskriminon video incizimet e saj, gjë që i shkaktonte humbjen e parave dhe të klikimeve, transmeton Telegrafi.

Nasim Aghdam ka lindur në Iran dhe jetonte në Kaliforni. Ajo ishte aktive në YouTube dhe shpesh publikonte video në kanalin e saj, në Instagram dhe në ueb-faqen që e kishte krijuar vite më parë.

Aghdam fillimisht ishte identifikuar si persiane, ndërsa autoritetet amerikane kanë njoftuar se gruaja që kishte shtënë para ndërtesës së YouTube në San Bruno të San Franciskos, “ka mbetur e vdekur në vend pasi ka qëlluar veten”, kurse para se të kryente vetëvrasje ka plagosur katër persona.

Në spitalin e San Fraciskos janë dërguar për tretman katër të plagosurit që janë të moshës, 36 vjet, 32, 27 kurse për të katërtin nuk dihen vitet.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!