Ja kush është i mituri i cili vdiq në aksidentin në Gllogjan të Pejës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ja kush është i mituri i cili vdiq në aksidentin në Gllogjan të Pejës

11:44 | 12 Nëntor 2017

Një i mitur ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gllogjan të Pejës. Sipas njoftimit të policisë, A.K. (1998), për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë ka shkaktuar vetë-aksident në afërsi të shkollës së fshatit. Me këtë rast janë lënduar edhe katër të tjerë.

Policia thotë se A.K ka rënë në një kanal të ujitjes dhe më pas është rrokullisur në një livadh.

Viktima i është dhënë familjarëve për ceremoni të varrimit, ndërsa të lënduarit po trajtohen në spitalin rajonal të Pejës.

Njoftimi i plotë i policisë:

Po ashtu njoftoheni se me të njejtën datë rreth orës 23:21 ka ndodhur një aksident tjetër në afërsi të shkollës fillore në Fsh. Gllogjan KK Pejë, me ç’rast janë lënduar pesë (5) persona, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë dhe njëri nga ta i mitur ka arritur në spital pa shenja jete sipas konstatimit mjekësor.

Në këtë aksident ishte e involvuar një veturë me targa të regjistrimit vendor e drejtuar nga i dyshimti A.K. (1998), i cili ishte duke qarkulluar në rrugën Gllogjan-Pejë dhe kur arrin në afërsi të shkollës të këtij fshati vetë aksidentohet sipas hetueseve rajonal të komunikacionit rrugor, i njejti nuk ju ka përshtatur shpejtësisë së levizjës, kushteve të rrugës dhe si pasojë ka humbë kontrollin mbi veturë dhe ka ra në një kanal të ujitjës në anën e djathtë të drejtimit të lëvizjës dhe më pas është rrokullisur në një livadh.

Me vendim të prokurorit të Shtetit viktima iu është liruar familjarëve, nuk është dërguar në autopsi, ndërsa të lenduarit tjerë janë ndaluar në spiatlin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor të metutjeshëm.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!