Ja kush është personi që sulmoi gazetarin Vehbi Kajtazi – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ja kush është personi që sulmoi gazetarin Vehbi Kajtazi

15:09 | 13 Tetor 2017

Policia sapo e ka arrestuar Faton Ramadanin, pjesëtar i familjes Kiçina për sulmin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.

Gazetari dhe kryeredaktori i ‘Insajderit’ Vehbi Kajtazi është sulmuar fizikisht në qendër të Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në një nga lokalet në kryeqytet.

Kajtazi ishte duke u larguar nga kafeneja në të cilën ishte duke qëndruar, në momentin kur një person i është afruar gazetarit dhe e ka sulmuar me grusht në fytyrë, ka treguar një dëshmitar për Gazetën Express.

Në polici janë shoqëruar edhe persona tjerë që kanë qëndruar bashkë me Faton Ramadanin.

 

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!