Ja kush janë drejtorët e katër klinikve në QKUK – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Ja kush janë drejtorët e katër klinikve në QKUK

14:57 | 23 Maj 2018

Në katër klinika të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës tashmë janë zyrtarizuar drejtorët e përzgjedhur nga konkursi.

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, drejtor është përzgjedhur Dr. Hajriz Rudari. Ai ka marr detyrën e drejtori pas intervistës me gojë dhe testit me shkrim ku kishte marr 89 pikë. Rudari kishte lënë prapa Elmi Ollurin me 67 pikë dhe Bekim Ademin me 41 pikë.

Në Klinikën e Kirurgjisë Plastike drejtor është zgjedhur Zejnë Buja. Ai ka qenë i vetmi i cili ka kaluar testin me shkrim me mbi 50 pikë çka e kishte kualifikuar për intervistë me gojë. Buja kishte marr 79 pikë në test, ndërsa Violeta Zatriqi 43 dhe Agim Berisha 31.

Edhe Klinika e Gastroenterologjisë është zyrtarizuar me drejtor. Është sërish Zaim Gashi i cili është përzgjedhur në këtë pozitë pas intervistës me gojë. Në testin me shkrim Gashi kishte marr 77 pikë duke lënë prapa Visar Berishën me 62 pikë, Arbër Veliu 60 pikë, Skender Telaku 54 dhe Visar Zekaj 44.

Drita Telaku Qosaj është zyrtarizuar në pozitën e drejtoreshës së Klinikës së Pediatrisë. Ajo është zgjedhur në këtë pozitë pasi kaloi testin me 61 pikë dhe në intervistën me gojë ishte e vetme. Bardhyl Abrashi kishte abstenuar nga testi ndërsa Virgjina Hasbahta kishte munguar.

Konkursi për drejtor të Klinikës së Endokrinologjisë është pezulluar përkohësisht pasi njëra nga kandidatet është ankuar. Këtë e ka konfirmuar edhe Zyra e Drejtorit të SHSKUK-së për Gazetën. Për këtë pozitë kanë kandiduar 6 mjekë, ndërsa tre prej tyre i janë nënshtruar testit me shkrim. Drita Mekuli është poentuar me 89 pikë, Venera Berisha-Muharremi me 77 dhe Merita Emini-Sadiku me 68 pikë.

Ndërsa për Klinikën e Nefrologjisë konkursi është vazhduar pasi nuk ka pasur kandidatë të mjaftueshëm. Konkursi poashtu është në procedurë edhe për drejtorë të 12 klinikave tjera të QKUK-së.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!