Ja kushti i vetëm që duhet ta plotësojnë punëtorët që po kërkon Gjermania – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
18 °C

Ja kushti i vetëm që duhet ta plotësojnë punëtorët që po kërkon Gjermania

09:05 | 30 Dhjetor 2017

Kreu i Agjencisë Federale Gjermane për Punë i kërkon qeverisë të hartojë një ligj që do të lejojë vendin të marrë rreth 300,000 punëtorë të kualifikuar jashtë Bashkimit Evropian çdo vit për të plotësuar nevojat e industrisë vendëse.

“Ligji i emigracionit nuk do të kishte të bënte me refugjatët që do të vinin në vend për shkaqe humanitare, por do t’u referohej njerëzve që duhet të vijnë dhe të punojnë në Gjermani, thotë ai, duke i kërkuar shtetit të bëjë kritere për migrimin e këtyre punëtorëve.Një ligj që do të krijonte një mundësi për të luftuar mungesën e fuqisë punëtore të ekspertëve duhet të miratohet në periudhën e ardhshme legjislative”, thotë drejtori Detlef Scheele, përcjell albinfo.ch.

Ai informoi se tashmë ka një ekip të specializuar në Agjenci që duhet të përgatisë një zgjidhje për importimin e punëtorëve jashtë BE-së.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!